Ocalan bën thirrje për çarmatosjen e kurdëve

Bota

Ocalan bën thirrje për çarmatosjen e kurdëve

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 17:31

Lideri i militantëve kurdë, Abdullah Ocalan, i cili është i burgosur në Turqi, iu ka bërë thirrje përkrahësve të tij që të marrin vendimin historik e të dorëzojnë armët.

Sirri Sureyya Onder, ligjvënës nga partia parlamentare kurde, e ka lexuar një letër të Ocalani, drejtpërdrejt në televizion, përmes së cilës i bëhet thirrje Partisë së Punës së Kurdistanit, që të marrin pjesë në kongresin për çarmatosje, kongres ky që do të mbahet në pranverë.

Thirrja e Ocalanit mund të ndihmojë në dhënien fund të rebelimit kurd kundër Turqisë.

Kryengritja kurde në Turqi ka marrë jetën e mbi 40 mijë personave.

Rreth 15 milionë kurdë jetojnë sot në Turqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat