Vrasja e liderit opozitar rus, Boris Nemtsov ka nxitur reagime të ashpra nga politikanët rus, liderët botëror dhe organizatat për të drejtat ndërkombëtare të cilët unanimisht kanë bërë thirrje për gjetjen e autorëve të krimit dhe sjelljen e tyre para drejtësisë.
Në Rusi, figura prominente nga i tërë spektri politik e kanë dënuar vrasjen.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka reaguar shpejtë duke e dënuar vrasjen e kundërshtarit të tij politik.
Sipas zëdhënësit të Putinit, Dmitry Peskov, Putini ka thënë ‘vrasja e tmerrshme’ i ka ‘të gjitha shenjat e një vrasje të kontraktuar’, ndërsa rastin e ka quajtur provokim.
Kjo lë të kuptoj se pushteti rus mendon që Nemtsov u vra që të njolloset reputacioni i qeverisë.
Në reagimin e tij ndaj deklaratës së zëdhënësit të Putinit, Garry Kasparov, një nga kritikuesit e pushtetit në Moskë, ka shkruar në ‘Tëitter’: “Politkovskaya u vra me armë zjarri. MH17 u rrëzua nga qielli (në pjesën lindore të Ukrainës. Tani Boris ka vdekur. Si zakonisht, Kremlini do e fajësojë opozitën, apo CIA-n apo çfarëdo.