Obama do të takojë liderët afganë në Shtëpinë e Bardhë

Bota

Obama do të takojë liderët afganë në Shtëpinë e Bardhë

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 09:58

Presidenti amerikan, Barack Obama do të takojë liderët e qeverisë së unitetit të Afganistanit në Shtëpinë e Bardhë, muajin e ardhshëm.

Presidenca amerikane, përmes një ddeklarate ka thënë se Presidenti afgan, Ashraf Ghani dhe Kryeshefi Ekzekutiv, Abdullah Abdullahu, do të bisedojnë me Obamën më 24 mars.

Deklarata thotë se Ghani dhe Obama do të diskutojnë sigurinë në Afganistan, zhvillimin ekonomik të vendit dhe përkrahjen e Uashingtonit për procesin e pajtimit në Kabul me grupet kryengritëse.

Ky do të jetë takimi i parë në mes të liderëve në SHBA prejse Ghani është zgjedhur verën e kaluar.

Delegacioni afgan do të qëndrojë në Uashigton prej datës 22 deri më 25 mars.

Ghani dhe Abdullah pritet të takohen edhe me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry në kampin David, në periferi të Uashingtonit.

Vizita do të realizohet në kohën kur bëhen thirrje që Uashingtoni të mbaj një grup më të madh të forcave në Afganistan se sa që është planifikuar fillimisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat