SHBA: Rekord në Nju Jork, dy javë pa asnjë vrasje në qytet

Bota

SHBA: Rekord në Nju Jork, dy javë pa asnjë vrasje në qytet

Nga: Beqir SINA- New York City Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 22:56

Java e kaluar ka shënuar një rekord për asnjë vrasje më armë zjarri, për Nju Jorkun - Qyteti i 9 milion banorëve dhe i 149 racave nga kryq e tërthor rruzulli, vendosi një rekord të ri duke mos pasur për dy javë asnjë vrasje me armë zjarri.

Kan qenë pikërishtë, 14 ditë rresht,( nga data 1 shkurt deri në 14 shkurt ), që në metropolin e botës, New York City, nuk u regjistrua asnjë vrasje, njoftoi NYPD.

Bëhet fjalë për periudhën më të gjatë pa vrasje që nga 1994-a, vit kur policia e Nju Jorkut, filloi përdorimin e sistemit CompStat, një nga sistemet e kompjuterizuar për monitorimin e krimit në qytet.

”Kjo është një provë se qyteti i Nju Jorkut është qyteti më i madh i sigurtë i Amerikës”, deklaroi kryetari i bashkisë, Bill de Blasio, i cili është përballuar kohët e fundit me kritikat ndaj policisë.

Ndërkohë, theksohet se në një nga zonat të konsideruara si më të "nxehtët" të qytetit, një lagje problematike të Brooklynit, Flatbush - Bed-Stuy, ku vitin e kaluar u vranë, edhe dy oficerët të NYPD, kur ata ishin në makinën e tyre duke patrulluar - prej asaj dite, jo vetëm që nuk ka asnjë të vrarë, por zona e cila ka qenë më e rrezikëshmja - ende nuk ka parë një të shtënë me armë zjarri, tha policia.

"Ne nuk kemi pasur as një të shtënë me armë zjarri në 2015," tha Zëvendës Inspektori i Zonës John Chell në takimin e parë, me qytetarët për zonën 79 dhe 84, të mërkurën.

"Unë kurrë nuk do të jemë më i lumtur, nëse nuk ka për të pasur asnjë krim - megjithëse nuk e di në se kjo do të ndodhë, për gjatë gjithë viti, por unë jam i sigurt se ju do të provoni ndihmën e oficerëve të mi për të mos ndodhur", tha ai.

Qyteti i Nju Jorkut ka mbi afërsishtë 9 milionë banorë nga 149 nacionalitete, dhe nga një burim i Departamentit të Edukimit, thuhet se në shkollat e Nju Jorkut - fliten rreth 300 lloje gjuhësh nga mbarë rruzulli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat