Kievi: Armët e renda do kthehen po u prish armëpushimi

Bota

Kievi: Armët e renda do kthehen po u prish armëpushimi

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 18:08

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko thotë se ushtria e vendit të tij është e gatshme të rikthejë në linjat e frontit armët e renda, duke theksuar se rebelët e mbështetur nga Rusia ende po e shkelin armëpushimin e arritur në fillim të muajit.

Zoti Poroshenko tha sot se, ushtria ukrainase është gati në çdo moment të qëndrojë përballë armikut.


Ndërkohë, një zëdhënës i ushtrisë ukrainase tha se tre ushtarë ishin vrarë dhe shtatë të tjerë ishin plagosur një ditë më parë. Kjo vjen pas dy ditë rrjesht pa viktima në radhët e ushtrisë ukrainase. Zoti Poroshenko tha se një kërcënim ushtarak nga lindja do të egzistojë edhe nëse respektohet armëpushimi, një referencë e qartë kjo për Rusinë.


Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha sot se ka patur përparime në tërheqjen e armëve të renda në lindje të Ukrainës. Ai theksoi rendësinë e zbatimit të aspekteve të tjera të marrëveshjes, përfshi çështe kyçe humanitare dhe reformën kushtetuese në rajonin Donbas të Ukrainës lindore.

Të enjten, trupat ukrainase filluan tërheqjen e artilerisë nga linjat e frontit pranë qytetit të shkatërruar Debaltseve, nën vëzhgimin e monitorëve evropianë që po mbikëqyrin marrëveshjen e armëpushimit. Tërheqja ndodhi ndërsa Ukraina pranoi reduktimin e sulmeve nga rebelët gjatë ditëve të fundit.


Në një tjetër zhvillim sot, zyrtarët në Spanjë thonë se policia ka arrestuar tetë spanjollë të dyshuar se kishin luftuar përkrah rebelëve pro-rusë në lindje të Ukrainës. Një dekleratë thoshte se ata akuzohen për krime të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat