Bagdad: Vriten tetë persona nga sulmi me bombë dhe raketa

Bota

Bagdad: Vriten tetë persona nga sulmi me bombë dhe raketa

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 15:58

Së paku tetë persona e kanë humbur jetën pas shpërthimit të një bombe dhe sulmit me raketa në Baghdad, raporton Reuters duke u mbështetur në burime policore dhe mjekësore.

Ata kanë thënë se një bombë ka shpërthyer në lagjen ku dominon popullata shiite, në pjesën jugore te Bagdadit, duke vrarë tre civilë derisa dy raketa janë hedhur në një lagje tjetër duke vrarë edhe dy persona të tjerë.

Tre persona të tjerë janë vrarë kur një bombë ka shpërthyer në një lagje në veri të Bagdadit.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë deri më tash për sulmet, të cilat ndodhën derisa qeveria e kryeministrit, Haidar al Abadi, po lufton kundër militantëve të Shtetit Islamik të cilët kontrollojnë pjesë të mëdha të territorit në veri dhe perëndim të Irakut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat