Gazprom: Ukraina e pagoi gazin vetëm për 1 ditë shtesë furnizim

Bota

Gazprom: Ukraina e pagoi gazin vetëm për 1 ditë shtesë furnizim

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 11:45

Kompania ruse, Gazprom e ka konfirmuar se ka pranuar shumën prej 15 milionë dollarëve si parapagim për gaz nga Ukraina.

Sipas kompanisë shtetërore ruse, kjo shumë mjafton që Ukraina të furnizohet vetëm edhe për një ditë shtesë me gaz.

Zëdhënësi i Gazpromit, Sergei Kupriyanov ka thënë se duke u mbështetur në furnizimin aktual me gaz, kjo shumë mjafton që Ukraina të furnizohet veëm edhe me një ditë shtesë me gaz, që sipas llogaritjeve ruse, i bie se Ukraina e ka të paguar gazin rus deri më 2 mars.

Atë ditë, në Bruksel do të takohen ministrat e energjisë nga Rusia, Ukraina me zyrtarë të BE-së me qëllim që të arrihet marrëveshje për furnizimin me gazin rus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat