Turkish Airlines po e heton gjetjen e nxënëseve britanike

Bota

Turkish Airlines po e heton gjetjen e nxënëseve britanike

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 10:54

Turkish Airlines ka njoftuar sot se është duke e ndihmuar hetimin për gjetjen e tre nxënëseve britanike që besohen se kanë shkuar në Siri për t’iu bashkuar militantëve të Shtetit Islamik, raporton agjencia e lajmeve, Reuters.

“Turkish Airlines është duke ndihmuar trupat relevante qeveritare në këtë hetim, por nuk është në gjendje të përgjigjet apo të komentojë në mënyrë specifike në lidhje me këtë çështje që po hetohet ende”, ka thënë kompania turke në përgjigjet e dërguara Reutersit me email.

Policia britanike gjatë kësaj jave ka thënë se nxënëset, Amira Abase, 15 vjeç, Shamima Begum, 15 vjeç dhe Kadiza Sultana, 16 vjeç e kanë kaluar kufirin turko-sirian pasi kanë fluturar nga Londra në Stamboll më 17 shkurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat