Putini e themelon ‘Ditën e Forcave të Operacioneve Speciale’

Bota

Putini e themelon ‘Ditën e Forcave të Operacioneve Speciale’

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 10:53

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka nënshkruar një dekret përmes së cilit e krijon 'Ditën e Forcave të Operacioneve Speciale'.

Njoftimi që bën të ditur për Festën e re është bërë publik në faqen zyrtare të internetit të legjislativit rus, menjëherë pas nënshkrimit të dekretit nga Putini.

Dekreti ka hyrë në fuqi menjëherë pas nënshkrimit nga ana e presidentit rus.

Mbetët ende e paqartë pse 27 shkurti është zgjedhur për këtë ditë, ndërsa ende nuk është dhënë asnjë sqarim zyrtar.

Shefi i Stafit të ushtrisë ruse, Valery Gerasimov, ka bërë thirrje për zyrtarizimin e kësaj feste para dy vjetësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat