Pakistani i tërheq vërejtjen Indisë për provokimet

Bota

Pakistani i tërheq vërejtjen Indisë për provokimet

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 19:01

Shefi i ushtrisë së Pakistanit i ka tërhequr vërejtjen Indisë për provokimet përgjatë Vijës së Kontrollit që ndan dy vendet, duke thënë se Pakistani do t'i kundërpërgjigjet shkeljeve.

Gjenerali Raheel Sharif po vizitonte trupat pakistaneze pranë kufirit me Indinë sot, kur ai akuzoi Indinë për shkelje të përsëritura armëpushimit.

Sharif tha se shkeljet e shpeshta të armëpushimit të Indisë ishin një "shpërqendrim për Pakistanin nga fushatën e tij kundër terrorizmit."

Pakistani dhe India kanë luftuar tri luftëra të mëdha që nga formimi i të dy vendeve, pasi India Britanike u nda në vitin 1947.

Të dy vendet gjithashtu kanë një mosmarrëveshje në lidhje me vendet Jammu dhe Kashmir, që të dy, New Delhi dhe Islamabadi, pretendojnë se janë të tyret.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat