IS shkatërron artefakte antike në Irak

Bota

IS shkatërron artefakte antike në Irak

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 16:45

Grupi ekstremist i Shtetit Islamik ka lëshuar një video ku shihen militantët e tij duke shkatërruar artefakte antike në veri të Irakut.

Videoja pesë minutëshe e lëshuar sot tregon një grup të militantëve të maskuar duke thyer statujat dhe skulpturat në një muze të antikiteteve në muzeun e qytetit Mosul, i cili u kap nga militantët e IS-it në muajin qershor.

Një burrë me mjekër i përshkroi artefaktet si figura të cilat idolizohen, dhe ato duhet të shkatërrohen.

Besohet se grupi ekstremist gjithashtu ka shitur artefakte antike në tregun e zi, në mënyrë që të financojë fushatën e vetë në rajon.

Ata kanë shkatërruar edhe një numër të vendeve të shenjta, duke përfshirë vendet e shenjta myslimane, në mënyrë që të eliminojnë atë që ata e shohin si heretike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat