Sulmohet pallati presidencial i Somalisë

Bota

Sulmohet pallati presidencial i Somalisë

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 15:35

Një zyrtar i policisë së Somalisë thotë se të paktën tri predha ranë mbi pallatin presidencial, i cili është shumë i mbrojtur dhe i fortifikuar.

Al-Shabab mori përgjegjësinë për bombardimin. Al-Shabab është një grup ekstremist islamik në Somali.

Nuk kishte të dhëna të menjëhershme nëse ky sulm shkaktoi asnjë të plagosur apo dëme. Zona ishte rrethuar nga forcat e sigurisë dhe gazetarët nuk mund të afroheshin.

Kapiteni Mohamed Huseini tha se dy mortaja goditën një zonë banimi në afërsi të vendit ku ndodhen presidenti, kryeministri dhe kryetari i parlamentit të Somalisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat