Rusia bën stërvitje ushtarake në kufi me BE-në

Bota

Rusia bën stërvitje ushtarake në kufi me BE-në

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 08:38

Rreth 2,000 ushtarë rusë kanë marrë pjesë në stërvitjet e djeshme në rajonin Pskov të Rusisë, i cili kufizohet me Estoninë dhe Letoninë, të dyja këto vende të Bashkimit Evropian.

Stërvitjet, me rreth 1,500 paratrupa, do të vazhdojnë deri më 28 shkurt.

Ato do të përfshijnë ushtarë që do të kapin dhe shkatërrojnë një pistë të imagjinuar ajrore të armikut.

Që nga fillimi i krizës në Ukrainë, Rusia ka organizuar disa stërvitje që kanë alarmuar fqinjët e saj post-sovjetikë dhe Perëndimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat