SHBA: Zjarri shkatërron plotësisht një depo të madhe mallrash në New York, me vlerë 100 milion dollar

Bota

SHBA: Zjarri shkatërron plotësisht një depo të madhe mallrash në New York, me vlerë 100 milion dollar

Nga: Beqir SINA - New York Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 23:17

WILLIAMSBURG, BROOKLYN NY - Më shumë se 200 zjarrfikës, për më shumë se 10 orë ishin duke luftuar me një zjarr të madh, i cili ra - për shkaqe ende të paditura në një depo të madhe e cila ka një strukturë magazinimi të artikujve të ndryshëm, në portin e Brooklynit.

Simbas, shtypit zjarri është i shkallës 7 - alarme (7-alarms fire) dhe është një ndër zjarret më të mëdha të dekadave të fundit, aqsa shullungat e tymit, sot janë krahasur me ato të skenave të 11 shtatorit 2001.
Zyrtarisht, është njoftuar se zjarrfikësit fillimisht iu përgjigjen thirrjes së kishte rënë zjarr rreth orës 04:30 në mëngjesin sotëm në depon City Storage në North 11 Street dhe Kent Avenue në Williamsburg të Brooklynit - ku ndodhet edhe porti i qytetit dhe zona më industriale, me një rafineri nafte midis dy qyteteve Queens dhe Brooklyn.
Rreziku - më i madh i këtij zjarri - ka qenë izolimi i tij - dhe marrja nën kontroll e situatës për rreth - për mos përhapjen e zjarrit, mbasi shumë afër tyre, ndodhet rafineria e naftës dhe rezervuarat e karburantit për New Yorkun, ku çdo ditë aty anijet çistern sjellin naftën nga vende të ndryshme të botës.
Forcat e shumta të ruajtjes së rendit - nga NYPD të cilat erdhën nga qyteti i New Yorkut, dhe lagjet për rreth morën nën kontroll zonën duke ruajtur ndërtesat civile që përfshijnë sistemin shtetëror, ato të gjykatave, dhe administratës së qytetit, zyrat shtetrore për Shërbimet e Fëmijëve, Qendrën e Shëndetit dhe Spitalet, për rreth zonës, si dhe Qendrën Spitalore Greater New York.
Në fillim o raportua se dhjetra zjarrëfikëse rrethuan objektin e magazinimit dhe u duk sikur e vunë nën kontroll zjarrin - por rreth orës 6:30 të mëngjesit, zjarri shpërtheu masivisht, çka shtoi forcat e zjarrëfikësve të cilat kan luftuar me flakët masiv, deri në orën 02:45 të mbasdites nga frika se mos zjarri po merrte një bllok të tërë të qytetit.


24 kamionë zjarrëfikës me tubat e ujit dhe 13 kamionë zjarrëfikës me shkallë dhe tubat e ujit, plus 6 automjete me shefat batalionit, një ekip special shpëtimi, dhe shumë të tjerë ishin në vendin e ngjarjes, së bashku me dy anije ujëhedhëse të departamentit të zjarrfikësve (FDNY) si dhe më shumë se 200 punonjës të (FDNY), të cilët, kan marrë pjesë në përpjekjet e tyre, për të luftuar zjarrin në ndërtesën katër katëshe në Williamsburg, tha një zëdhënës FDNY,Shefi i Departamentit James E. Leonard, i cili shtoi se flakët do të marrën edhe pak kohë, për ti vënë plotësisht nën kontroll.

Tymi i rëndë nga zjarri masiv si raportuan njerëzit në rrjetet sociale facebook dhe tweeter mund të shihet ende nga Manhattan, Brooklyni dhe Queensi, përmes dy brigjeve të lumit ndarës East River. Fqinjët në zonat përreth kan raportuar se ka erë të keqe nëpër banesa dhe lokalet për rreth dhe ka element të djegies plastike. Shtëllunga e kafe, tymi djegës në ajër thanë ata mund të shiheshin deri në New Jersey.
Fatmirësisht raportohet se nuk ka pasur asnjë zjarrfikës të plagosur dhe asnjë njeri të plagosur, përveçse një banor i lagjes për rreth u ankua se kishte një mbytje të lehtë tymi. Megjithëse, dëmi i zjarrit mund të shkojë deri në 100 milion dollar sipas shtypit lokal - duke iu referuar vlerës së objektit të shkatërruar nga zjarri - depos së magazinimit të mallrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat