Vriten 13 ushtarë të Ukrainës

Bota

Vriten 13 ushtarë të Ukrainës

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 13:29

Ukraina ka njoftuar se 13 ushtarë të saj janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit në lindje të Ukrainës.

Ushtria ka njoftuar sot se edhe 20 ushtarë të tjerë janë plagosur në luftën kundër separatistëve pro-rusë.

Zyrtarët dhe rebelët thanë se gjashtë civilë kanë vdekur gjithashtu gjatë luftimeve në Donjeck dhe Luhansk.

Bisedimet e parapara për tu mbajtur të shtunën në Minsk në mes të separatistëve, qeverisë ukrainase, OSBE-së dhe Rusisë, kanë dështuar dhe nuk janë mbajtur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat