Ushtria e Çadit thotë se ka vrarë 123 militantë të Boko Haram

Bota

Ushtria e Çadit thotë se ka vrarë 123 militantë të Boko Haram

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 12:12

Forcat ushtarake të Çadit i kanë sulmuar militantët e grupit Boko Haram në Kamerun dhe Nigeri.

Përmes një deklarate të lëshuar dje, ushtria e Çadit pretendon se gjatë dy ditëve të luftimeve në Kamerunin verior, i kanë vrarë 123 militantë ndërsa tre prej ushtarëve të saj gjithashtu kanë vdekur.

Çadi i ka dislokuar trupat par ta ndihmuar Kamerunin në betejën ushtarake kundër Boko Haram.

Forcat ajrore të Çadit gjithashtu e kanë bombarduar qytetin verilindor të Nigerisë, Gamboru, por nuk janë dhënë detaje mbi numrin e viktimave.

Lajmet për sulmet nga ana e Çadit kanë ardhuur pas dakordimit të ushëheqësve afrikanë që të dërgojnë rreth 7 mijë e 500 trupa për ta luftuar grupin Boko Haram, i cili së fundi ka filluar sulme ndaj Çadit dhe Kamerunit.

Bashkimi Afrikan e ka miratuar një forcë në përbërje të trupave të Nigerisë, Çadit, Kamerunit, Nigerit dhe Beninit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat