Qeveria ukrainase urdhëron evakuimin e 20 mijë banorëve në Debaltseve

Bota

Qeveria ukrainase urdhëron evakuimin e 20 mijë banorëve në Debaltseve

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 11:49

Qeveria ukrainase ka nisur nje program te ri evakuimi per banoret e qytetit Debaltseve. Kryeministri ukrainas, Arseny Yatsenuk ka urdheruar sherbimin shteteror te emergjencave t’i evakuojë te gjithe civilet, banore te ketij qyteti. Rreth 20 mij njerez tashme jane te ngujuar nga zjarri dhe granatimet e vazhdueshme,nderkohe qe numri i viktimave mbetet ne rritje dhe i paverifikueshem. Qyteti i Debaltseve eshte kthyer ne nje vater te re luftimesh mes ushtrise ukrainase dhe forcave separatiste ruse. Autoritetet ukrainase kane raportuar se separatistet verifikojne edhe levizjet me te vogla ne tentative per evakuimin e banoreve dhe jane keto momentet kur zgjedhin te rinisin sulmet me artileri te rende drejt autobuseve te stermbushur me civile.
Nje grup i madh vullnetaresh,te cilet do ti dalin ne nidhme operacionit per evakuimin e banoreve te ketij qyteti, tashme jane nisur nga kryeqyteti i Ukraines, Kievi.
Edhe kombet e bashkuara,jane vene ne alarm,te shqetesuar rreth situates humanitare ne keto zona te Ukraines, te rrezikuara nga luftimet mes forcave ushtarake ukrainase si dhe separatistet pro-ruse, qe veprojne prej kohesh ne zonat veri-lindore te vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat