Rikthehen protestat në rrugët e Hong Kongut

Bota

Rikthehen protestat në rrugët e Hong Kongut

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 10:30

Mijëra mbështetës pro-demokratë janë rikthyer në rrugët e Hong Konkut dhe po marrin pjesë në protestën më të madhe që po mbahet pas protestave masive të vitit të kaluar.

Të përcjellur nga një numër i madh i policëve, demonsturesit kanë marshuar sot përreth një tregu të qytetit.

Raportet kanë bërë me dije se grupi organizativ i protestë,s nuk ka njoftuar,,se do të protestojnë në atë mënyrë që do t’i bllokojnë rrugët për më shumë se dy muaj, ashtu siç kanë bërë vitin e kaluar.

Mijëra protestues në shtator të vitit të kaluar i kanë bllokuar rrugët duke bërë thirrje për zgjedhje plotësisht të lira.

Pas përleshjeve të dhunshme në mes të policisë dhe protestuesve, policia pas dy muajsh e kishte hequr kampin ku ishin venosor protestuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat