Zgjidhet presidenti i ri i Italisë

Bota

Zgjidhet presidenti i ri i Italisë

Më: 31 janar 2015 Në ora: 19:30

Parlamenti i Italisë ka zgjedhur gjykatësin e Gjykatës Kushtetuese, Sergio Mattarella, për president të vendit.

Mattarella, 73 vjeç, do të pasojë Giorgio Napolitanon, 89 vjeç, i cili ka dhënë dorëheqje në fillim të këtij muaji për shkak të “lodhjes”.

Rezultati, i cili është konfirmuar në ditën e tretë të votimit, do të shihet si përforcim për kryeministrin Matteo Renzi, i cili ka nominuar Mattarellan.

Presidenti i Italisë ka kryesisht rol ceremonial, por ka kompetencë edhe për të emëruar kryeministrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat