Së paku 40 njerëz raportohet të jenë vrarë në luftimet midis forcave qeveritare dhe rebelëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.
Zyrtarët ukrainas kanë thënë se 15 ushtarë dhe 12 civilë kanë vdekur në 24 orët e fundit. Rebelët, në anën tjetër, kanë raportuar 13 viktima.
Separatistët po ashtu kanë thënë se kanë marrë kontrollin e qytetit Vuhlehirsk dhe se kanë rrethuar Debaltsevenë, por ushtria e Ukrainës i ka hedhur poshtë këto informacione.
Ndërkohë, në Minsk kanë nisur bisedimet për zgjidhjen e krizës.
Ish-presidenti i Ukrainës, Leonid Kuchma, ambasadori i Rusisë në Ukrainë, Mikhail Zurabov, përfaqësuesi i OSBE-së, Heidi Tagliavini, dhe dy përfaqësues të separatistëve pro-rsuë, që luftojnë forcat qeveritare në lindje të Ukrainës, marrin pjesë në takim.