Dy të vdekur në protestën kundër “Charlie Hebdo”

Bota

Dy të vdekur në protestën kundër “Charlie Hebdo”

Më: 31 janar 2015 Në ora: 16:21

Raportohet se dy persona kanë vdekur sot në Kabul në protestën kundër revistës satirike “Charlie Hebdo”.

Rreth 500 njerëz kanë dalë në rrugë në pjesën jugore të kryeqytetit afgan duke brohoritur “Vdekje Francës”, “vdekje pa besimtarëve”, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

Protesta është rritur në dhunë kur demonstruesit kanë gjuajtur me goma të djegura, gurë dhe pastaj edhe me armë zjarri.

Shefi i Policisë në Kabul Rrahman Rrahimi ka thënë për gazetarë se në mesin e demonstruesve ka pas njerëz të armatosur që kanë hapur zjarr ndaj policës dhe sipas disa informative dy demonstrues janë plagosur.

Protesta kundër botimit të karikaturave të Profetit Muhamed në revistën satirike “Charlie Hebdo” ka pas në një numër të shteteve myslimane ndërsa në Afganistan mbahen çdo javë.

Revista franceze u bë cak i sulmeve terroriste në fillim të janarit ku u vranë 12 njerëz, në mesin e të cilëve disa nga karikaturistët më të njohur francezë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat