Protesta masive kundër kursimit në Spanjë

Bota

Protesta masive kundër kursimit në Spanjë

Më: 31 janar 2015 Në ora: 15:40

Dhjetëra mijëra spanjollë kanë protestuar sot në Mardrid, kundër masave të shkurtimit.

Protesta është organizuar nga partia majtiste Podemos.

Portestuesit kanë valëvitur flamuj grekë, duke tërhequr krahasime me rritjen e fundit të partisë Syriza në Greqi, e cila po ashtu kundërshton masat e kursimit.

Protestuesit po ashtu kanë brohoritur “Ne mundemi” dhe “tik, tak, tik, tak”, duke sugjeruar se ka kaluar koha për qeverinë e qendërs së djathtë, e cila ka ulur buxhetin e vendit dhe ka zvogëluar programet sociale.

Partia Podemos është formuar vetëm një vit më parë, por ka fituar pesë ulëse në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, që janë mbajtur në muajin maj.

Ekonomia e Spanjës ka qenë në krizë për shtatë vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat