Izraeli me ndërtime të reja në Bregun Perëndimor

Bota

Izraeli me ndërtime të reja në Bregun Perëndimor

Më: 31 janar 2015 Në ora: 14:13

Izraeli ka thënë se planifikon të ndërtojë 450 shtëpi të reja në territorin e pushtuar palestinez.

“Edhe një herë, jeta e palestinezëve, të drejtat e tyre, toka e tyre po shkelet, në shërbim të fushatave zgjedhore të Izraelit”, ka thënë Hanan Ashrawi, zyrtar i lartë në Organizatën për Çlirimin e Palestinës.

Tenderët parashikojnë ndërtimin e disa shtëpive në qytetin Hebron të Bregut Perëndimor dhe në zonën e Jerusalemit.

Deparatmenti amerikan i Shtetit ka thënë se planet janë joleigjitime dhe kundërproduktive për arritjen e paqes izraelito-palestineze.

Izraeli mban zgjedhjet më 17 mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat