Sergio Mattarella zgjidhet president i Italisë

Bota

Sergio Mattarella zgjidhet president i Italisë

Më: 31 janar 2015 Në ora: 14:00

Ish-ministri i Mbrojtjes dhe anëtari i Gjykatës Kushtetuese Sergio Mattarella është zgjedhur mesditën e sotme kreu i shtetit italian.

Mattarella mori 665 vota në Parlament, nga 505 të tilla që ishin të nevojshme për t'u zgjedhur president i 12 i vendit.

73-vjeçari ishte një kandidat i kryeministrit Mateo Renzi, një emërim ky që ka shkaktuar zemër tek rivalët e opozitës të Drejtuar nga Silvio Berluksoni, sipas të cilëve Renzi theu paktin për reformat në vend duke mos propozuar një kandidat të përbashkët.

Ashtu siç pritej, Mattarella fitoi mbështetje unanime nga partia e Renzit. Matarrela zënvendëson kështu Giorgio Napolitanon, i cili dha dorëheqje në fillim të janarit nga posti i tij.

Kujtojmë që ky ishte raundi i katërt që Kuvendi zhvillonte për zgjedhjen e presidentit, pas dështimit të tre të tjerëve.

Përveç zgjidhjes së në ngërçi institucional, zgjedhja e tij në krye të shtetit italian shënon njëkohësisht edhe një fitore politike për kryeministrin e ri italian Renzi, i cili e hodhi atë si kandidat të vetëm të Partisë Demokratike të qendrës së majtë.

Mattarella është i njohur në Itali për hartimin e ligjit zgjedhor italian në vitin 1990. Ai ka qenë zëvendëskryeministër, ministër i Arsimit dhe ministër i Mbrojtjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat