Ebola shtyn hapjen e shkollave në Liberi

Bota

Ebola shtyn hapjen e shkollave në Liberi

Më: 31 janar 2015 Në ora: 13:48

Liberia ka shtyrë rihapjen e shkollave, duke thënë se autoritetet nuk janë plotësisht të përgatitura për parandalimin e përhapjes së virusit Ebola.

Shkollat, që janë mbyllur qysh në muajin korrik, është dashur të hapen të hënën, por mësimi tani është shtyrë deri më 16 shkurt.

Korrespondentët thonë se në disa shkolla mungon uji me klor për larjen e duarve dhe termometrat për të kontrolluar temperaturën e nxënësve.

Po sipas tyre, shumë shkolla janë përdorur si qendra për trajtimin e Ebolës.

Libera, së bashku me Siera Leonen dhe Guinenë, janë goditur më së keqi nga virusi vdekjeprurës i Ebolës, i cili ka shpërthyer në mars të vitit të kaluar.

Vetëm në Liberi kanë vdekur mbi 3,600 njerëz.

Megjithatë, duket se Libera po mund virusin, pasi atje tani janë vetëm pesë raste të konfirmuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat