Ukrainë, bombardime të rënda

Bota

Ukrainë, bombardime të rënda

Më: 30 janar 2015 Në ora: 20:43

Një numër i madh civilësh kanë humbur jetën gjatë bombardimeve të sotme në rajonet lindore të Ukrainës, ndërkohë që raundi i ri i bisedimeve të paqes mes Kievit dhe separatistëve pro-rusë nuk arriti të zhvillohej.

Administrata e qytetit të Donetskut, që kontrollohet nga separatistët, njoftoi për pesë persona të vrarë nga bombardimet ndërsa po prisnin për ndihma humanitare para një qendre kulturore. Dy civilë të tjerë u vranë kur një predhë ra pranë një autobuzi diku tjetër në qytet.

Zyrtarët lokalë fajësojnë për to forcat ushtarake ukrainase. Këshilli Kombëtar i Mbrojtjes së Ukrianës nga ana e tij, fajësoi forcat separatiste për viktimat para qendrës së kulturës, duke thënë se numri i të vrarëve ishte 7.

Forcat ushtarake të Ukrainës thanë se nga radhët e ushtarëve të vet, gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 5 vetë dhe janë plagosur 23 të tjerë.

Autoritetet ukrainase po ashtu thanë se 7 civilë u vranë nga bombardimet e forcave separatiste në qytetin Debaltseve, një qendër linjash hekurudhore.

Ndërkohë bisedimet e paqes që ishin planifikluar për sot në Minsk, dështuan, kur përfaqësuesit e separatistëve, që kishin shkuar në kryeqytetin e Bjellorusisë për bisedimet, thanë se nuk do të merrnin pjesë dhe u kthyen për në Moskë.

Sekretai i Shtetit John Kerry shkon javën e ardhshme në Ukrain dhe në Gjemrnai, për bisedime me zyrtarë, mes tyre edhe me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov. Zëdhënësja e Dep të Shtetit Jen Psakitha sot se zoti Kerry do të takohet me presidentin

Petro Poroshenko, kryeministrin Arseniy Yatsenyuk, ministrin e jashtëm Pavlo Klimkin, dhe anëtarë të Parlamentit ukrainas. Ka patur fjalë që aim und të shkojë edhe në Moskë, por kjo nuk është konfrimaur nga DASH.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat