Greqia nuk do të bashkëpunojë me BE-në dhe FMN-në

Bota

Greqia nuk do të bashkëpunojë me BE-në dhe FMN-në

Më: 30 janar 2015 Në ora: 20:02

Qeveria e re greke nuk do të bashkëpunojë me Bashkimin Evropian dhe me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, as nuk do të kërkojë vazhdim të programit të ndihmës financiare, deklaroi ministri i Financave Janis Varufakis.

Këtë deklaratë ministri i së majtës ekstreme greke, e cila i fitoi zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 25 janarit, e bëri aps takimit me kryetarin e eurogrupit, Jerun Dajselblum në Athinë.

“Kjo platformë na mundëson të fitojmë besimin e popullit grek. Lëvizja jonë e parë si qeveri nuk do të jetë të hedhim arsyet për rishqyrtimin e këtij programi duke pranuar vazhdimin e tij, porositi ai, raporton gazeta britanike The Guardian në edicionin online.

Varufakis tha se i ka shprehur bindjen Dajselblumit se Athina zyrtare planifikon zbatimin e reformës që do ta bëjë ekonominë e Greqisë më konkurrente dhe që do t’i kontribuojë baraspeshimit të buxhetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat