Përleshje mes protestuesve dhe rebelëve në Jemen

Bota

Përleshje mes protestuesve dhe rebelëve në Jemen

Më: 30 janar 2015 Në ora: 19:08

Rebelët shiitë të cilët kanë marrë nën kontroll kryeqytetin e Jemenit, kanë shpërndanë me dhunë protestat të cilat i denonconin ata për "kapje të pushtetit".

Dëshmitarët thonë se rebelët kryengritës, të njohur si Houthis, sulmuan demonstruesit dhe paraburgosën ata gjatë protestave që u mbajtën në mbarë vendin, ku morën pjesë dhjetëra mijëra njerëz.

Mes të arrestuarve ishte udhëheqësi i Bashkimit të Studentëve të Universitetit ta Sanaas.

Autoritetet nuk dhanë asnjë detaj në nëse kishte pasur viktima viktima.

Rebelët Houthis morën nën kontroll kryeqytetin Sanaa në muajin shtator dhe e e dënuan presidentin me arrest shtëpiak, duke shkaktuar dorëheqjen e tij dhe duke krijuar një vakum të autoritetit.

Partitë politike të Jemenit po vazhdojnë bisedimet me të dërguarin të Kombeve të Bashkuara në Jemen, Jamal Benomar, mbi formimin e mundshëm të një këshilli presidencial që do të mund të udhëhiqte vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat