Në Itali dështon raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit

Bota

Në Itali dështon raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit

Më: 30 janar 2015 Në ora: 18:48

Deshton edhe raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit të ri në Itali, dhe nesër pritet raundi i katërt që do të jetë vendimtar për Sergio Mattarella, i zgjedhur nga Matteo Renzi pavarësisht kundërvënies së Silvio Berlusconi-t.

Gjatë tre raundeve të para duheshin mbledhur dy të tretat e votave të 1 009 “votuesve të mëdhenj” (senatorë, deputetë dhe përfaqësues të rajoneve). Gjërat do të fillojnë të bëhen më serioze nesër në mëngjes, ku në raundin e katërt do të nevojitet vetëm maxoranca e thjeshtë për të zgjedhur presidentin, pra mjaftojnë 505 vota.

“Sergio Mattarella është njeriu i drejtësisë”, deklaroi Ranzi dje para të zgjedhurve të PD-së. Ai ka hyrë në politikë pasi mafia i vrau vëllain i cili ishtë president i rajonit të Siçilisë, Mattarella ka qenë anëtar i parlamentit për 25 vite dhe pesë herë ministër.

Por zgjedhja e këtij ish-kristian demokrati, që ka kaluar në radhët e majta pasi e shihte familjen e tij politike shumë pranë Silvio Berlusconi-t, vë në vështirësi marrëdhëniet mes Ranzi-t dhe Berlusconi-t, i cili e ka ndihmuar muajt e fundit të miratojë disa reforma të rëndësishme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat