Takimi vjetor i Bashkimit Afrikan

Bota

Takimi vjetor i Bashkimit Afrikan

Më: 30 janar 2015 Në ora: 18:45

Bashkimi Afrikan po mban sot takimin vjetor në kryeqytetin Addis Ababa të Etiopisë. Çështjet kryesore që po diskutohen janë siguria dhe kujdesi shëndetësor.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon theksoi në fjalimin e tij shqetësimet e sigurisë dhe ai bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të dhjetra vajzave nigeriane të rrëmbyera nga militantët e grupit Boko Haram rreth një vit më parë. Zoti Ban i kërkoi udhëheqësve afrikanë të shmangin ndryshimet jodemokratike në kushtetutat e tyre, vetëm me qëllimin për të zgjeruar sundimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat