Rritet në 56 numri i të vrarëve në Pakistan

Bota

Rritet në 56 numri i të vrarëve në Pakistan

Më: 30 janar 2015 Në ora: 18:42

Numri i personave të vrarë nga sulmi në një xhami shiite në Sindh të Pakistanit është rritur në 56, dhe dhjetëra janë të plagosur.

Sulmi ndodhi në kohën e lutjeve të së premtes, në zonën Lakhi Dar të qytetit Shikarpur, që gjendet rreth 470 kilometra nga Karachi.

Grupi militant suni Jundallah mori përgjegjësinë për sulmin.

Ekstremistët islamik suni shpesh sulmojnë institucionet fetare të shiitëve, për të cilët ata thonë se nuk janë "myslimanë të vërtetë".

Qyteti Karachi, që është qyteti më i madh i Pakistanit, karakterizohet me vrasje kriminale, etnike, politike dhe sektare, sulme të cilat ua kanë marrë jetën qindra njerëzve.

Ky sulm po konsiderohët më vdekjeprurësi në Pakistan, që nga koha kur militantët talibanë sulmuan një shkollë më 16 dhjetor, në të cilën mbetën të vdekur 151 persona, shumica fëmijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat