Rusi: Arrestohen 34 puntorë ilegalë

Bota

Rusi: Arrestohen 34 puntorë ilegalë

Më: 30 janar 2015 Në ora: 17:59

Zyrtarët rusë thonë se 34 migrantë të paligjshëm nga Azia Qendrore u arrestuan në qytetin e Shën Petersburgut.

Zyra e Prokurorisë së qytetit Shën Petersburg tha se përfaqësuesit e saj dhe zyrtarët e Shërbimit Federal të Migracionit i gjetën punëtorët nga Uzbekistani dhe Taxhikistani në një vend ndërtimi më 30 janar.

Gjykata vendosi se të arrestuarit duhet të deportohen në vendet e tyre dhe të paguajnë nga 75 dollarë gjobë secili.

Gjykata vendosi gjithashtu se tri kompanitë e ndërtimit që janë përgjegjëse për punësimin e punëtorëve të paligjshëm do të ndiqen penalisht.

Raportet thonë se ndodhen me qindra e mijëra migrantë të paligjshëm, të cilët punojnë ilegalisht në Rusi.

Autoritetet ruse kanë intensifikuar bastisjet për të gjetur dhe për të deportuar migrantët ilegalë në muajt e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat