Kerry viziton Ukrainën javën tjetër

Bota

Kerry viziton Ukrainën javën tjetër

Më: 30 janar 2015 Në ora: 17:33

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry do të udhëtojë për në Ukrainë javën tjetër, për të treguar mbështetjen që SHBA-të i bëjnë qeverisë ukrainase, ne mes të konfliktit me separatistët pro-rusë në lindje të vendit.

Zyrtarët amerikanë thanë se Kerry do të shkojë në Kiev të premten e ardhshme, para se të niset për konferencën e sigurisë në Munih.

Edhe pse ka pasur spekulime se Kerry do të shkojë në Moskë gjatë udhëtimit të tij, zyrtarët thanë se nuk janë planifikuar ndalesa të tjera, raporton agjencia e lajmeve Associated Press.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat