Moroko: 6 migrantë të vdekur nga zhytja e anijes

Bota

Moroko: 6 migrantë të vdekur nga zhytja e anijes

Më: 30 janar 2015 Në ora: 15:55

Agjencia e lajmeve në Maroko raportoi se të paktën 6 persona janë vrarë pasi një anije që po bartte migrantë ilegalë, u fundos pranë bregut të enklavës Melilla të Spanjës.

Sipas autoriteteve, anija po bartte 20 persona kur u zhduk, përfshirë 2 trafikues të migrantëve.

Raportohet se autoritetet gjetën 6 trupa të vdekur në plazhin Boukana, dhe shpëtuan 10 persona. Të shpëtuarit u dërguan në spitalin Hassani, 9 prej të cilëve u liruan shumë shpejtë. Një nga ta ndodhet në spital, në gjendje kritike.

Enklavat spanjolle Melilla dhe Ceuta, të rrethuara me territorin maroken, tërheqin mijëra migrantë afrikanë çdo vit, të cilët migrojnë ilegalisht, me shpresën për jetë më të mirë në shtetet e Evropës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat