A do e blejë Rusia borxhin grek?

Bota

A do e blejë Rusia borxhin grek?

Më: 30 janar 2015 Në ora: 11:24


Mesazhe dashurie nga Kremlini për Athinën.

Rusia thotë se ka rënë dakord në parim që të ndihmojë Greqinë financiarisht. Ministri i Financave, Anton Siluanov, i tha CNBC se nëse një kërkesë e tillë do të vijë në qeveri, ata patjetër do e marrin në konsideratë.

Zyrtari rus formuloi njëkohësisht edhe një kusht, duke thënë se “megjithatë do të merren parasysh të gjithë faktorët e marrëdhënieve bilaterale mes Rusisë dhe Greqisë”.

Bild shkruan se është vështirë që zyrtari rus t’i bëjë këto komente pa pasur miratimin e mëparshëm të presidentit Vladimir Putin.

Kjo gazetë shkruan se në BE ka nervozizëm në lidhje me supozimet se cili do të jetë kursi i ardhshëm i qeverisë greke.

Gazeta holandeze De Teleegraf shkruan se Rusia kërkon të fusë këmbët kudo që sheh një bastion europian në telashe.

“Me mizerjen ekonomike, Greqia ofron një shans të madh për Rusinë”.

Fakt është se dhjetëra funksionarë të lartë të krahut të majtë, që janë tani në pushtet në qeveri, kur ishin të rinj ishin pjesë e Partisë Komuniste dhe kanë studiuar në Rusi.

Edhe ministri i ri grek i Financave, Nikos Kocias ka kontakte të ngushta me Rusinë.

Ai ka marrë tashmë një ftesë për të vizituar Moskën.Rusia thotë se ka rënë dakord në parim që të ndihmojë Greqinë financiarisht. Ministri i Financave, Anton Siluanov, i tha CNBC se nëse një kërkesë e tillë do të vijë në qeveri, ata patjetër do e marrin në konsideratë.

Zyrtari rus formuloi njëkohësisht edhe një kusht, duke thënë se “megjithatë do të merren parasysh të gjithë faktorët e marrëdhënieve bilaterale mes Rusisë dhe Greqisë”.

Bild shkruan se është vështirë që zyrtari rus t’i bëjë këto komente pa pasur miratimin e mëparshëm të presidentit Vladimir Putin.

Kjo gazetë shkruan se në BE ka nervozizëm në lidhje me supozimet se cili do të jetë kursi i ardhshëm i qeverisë greke.

Gazeta holandeze De Teleegraf shkruan se Rusia kërkon të fusë këmbët kudo që sheh një bastion europian në telashe.

“Me mizerjen ekonomike, Greqia ofron një shans të madh për Rusinë”.

Fakt është se dhjetëra funksionarë të lartë të krahut të majtë, që janë tani në pushtet në qeveri, kur ishin të rinj ishin pjesë e Partisë Komuniste dhe kanë studiuar në Rusi.

Edhe ministri i ri grek i Financave, Nikos Kocias ka kontakte të ngushta me Rusinë.

Ai ka marrë tashmë një ftesë për të vizituar Moskën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat