Zyrtari i NATO-s mbështet anëtarësimin e Gjeorgjisë

Bota

Zyrtari i NATO-s mbështet anëtarësimin e Gjeorgjisë

Më: 30 janar 2015 Në ora: 10:51

Një zyrtar i lartë i NATO-s po e viziton një vend të mundshëm për trajnime të përbashkëta të Aleancës, qendër që pritet të funksionalizohet në Gjeorgji.

Dita e sotme është dita e fundit e vizitës së Zëvendëssekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Gjeneralit Alexander Vershbow në Kaukazin e Jugut, vend për të cilin Gjeorgjia në 2008-ten e ka zhvilluar një luftë pesë-ditore me Rusinë.

Takimet e Vershbow gjatë ditës së djeshme me udhëheqësit gjeorgjianë, janë fokusuar në implementimin e një pakoje integruese për zgjerimin e NATO-s.

Pas takimit me kryeministrin Irakli Garibashvili, Vershbow ka thënë se Gjeorgjia dhe NATO-ja “janë të përkushtuara që ta ndërtojnë një qendër trajnimi gjatë këtij viti”.

Ai shtoi se Gjeorgjia do të ndihmohet me qëllim që të reformohet, të modernizohet, të forcohet në aspektin e sigurisë dhe të jetë e hapur ndaj aleatëve të tjerë të NATO-s.

Të mërkurëm Vershbow e ka shkruar në Twitter se “të gjithë 28 anëtarët e NATO-s, janë të angazhuar për antarësimin e Gjeorgjisë në Aleancë, me kushtin e vetëm që ajo ti plotësoj kërkesat e nevojshme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat