Pro-rusët rrethojnë një njësit ushtarak ukrainas

Bota

Pro-rusët rrethojnë një njësit ushtarak ukrainas

Më: 30 janar 2015 Në ora: 09:04

Një udhëheqës i separatistëve pro-rusë, thotë se trupat ukrainase pranë qyteit Donjeck, janë të rrethuara dhe duhet të dorëzojnë armët e tyre ose të ballafaqohen me vdekje.

Agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti, e citon Aleksandr Zakharchenko, të ketë thënë se forcat rebele e kanë rrethuar një njësit të ushtrisë ukrainase në afërsi të Debaltseve.

Zakharchenko ka thënë sot, se jeta e trupave ukrainase mund të shpëtoj nëse ata i dorëzojnë armët e tyre.

Rasti ndodhë në kohën kur pritet një raund i ri i bisedimeve në mes të përfaqësuesve të rebelëve, atyre të Ukrainës, Rusisë dhe OSBE-së që është planifikuar të mbahet sot në Minsk të Bjellorusisë.

Zakharchenkoka ka thënë më 23 janar, se rebelët do t'i marrin nën kontrollë pjesë të mëdha në lindje të Ukrainës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat