Gjeorgjia paralajmëron përsëritjen e skenarit të Krimesë

Bota

Gjeorgjia paralajmëron përsëritjen e skenarit të Krimesë

Më: 30 janar 2015 Në ora: 07:59

Ministrja e jashtme gjeorgjiane, Tamar Beruchashvili, ka paralajmëruar se Rusia mund ta aneksoj rajonin e trazuar gjeorgjian të Osetisë Jugore, ashtu siç ka bërë me gadishullin ukrainas Krimea.

Beruchashvili gjatë një interviste të dhënë për Radion Evropa e Lirë në Uashington, ka thënë se ka sinjale që në Gjeorgji të përsertitet skenari i asaj që është parë në Ukrainë.

Edhe në Osetinë e Jugut sipas saj, mund të mbahet një referendum ku do të vendosë popullata lokale nëse duan të bashkohen me Rusinë.

Osetia Jugore është njohur nga Rusia në 2008-ten si vend i pavarur pas një lufte të shkurtër të zhvilluar në mes të Rusisë dhe Gjeorgjisë .

Udhëheqësi “de facto” i Osetisë së Jugut, Leonid Tibilov, ka thënë se Osetia Jugore dhe Rusia, gjatë muajit të ardhshëm do ta nënshukraujnë një pakt për t’i forcuar lidhjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat