IS merr përgjegjësinë për vrasjet në Egjipt

Bota

IS merr përgjegjësinë për vrasjet në Egjipt

Më: 30 janar 2015 Në ora: 07:58

Militantët e lidhur me Shtetin Islamik e kanë marrë përgjegjësinë për një valë sulmesh vdekjeprurëse që kanë ngjarë gjatë ditës së djeshme në Gadishullin Sinai të Egjiptit, ku janë vrarë së paku 26 persona, kryesisht ushtarë.

Në një llogari në Twitter, e lidhur me grupin militant Ansar Beit al-Maqdis, degë e IS-it në Egjipt, është njoftuar se grupi ka kryer disa sulme ne qytetin Al-Arish, në kryeqytetin e provincës, në afëri të qytetit Sheik Zuwaid dhe në qytetin Rafah që gjenden në kufi me Gazën.

Sulmet e djeshme janë ndër incidentet më të mëdha të dhunës anti-qeveritare në Egjipt gjatë kohëve të fundit.

Grupi Ansar Beit al-Maqdis, gjatë vitit të kaluar, është betuar se do të qëndroj besnik ndaj Shtetit Islamik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat