Vriten tre kontraktorë amerikan në Kabul

Bota

Vriten tre kontraktorë amerikan në Kabul

Më: 30 janar 2015 Në ora: 07:20

Një ushtar afgan thuhet se i ka vrarë tre kontraktorë amerikanë dhe plagosur një të katërt në aeroportin ushtarak në Kabul.

Një zyrtar i forcave të sigurisë afgane ka thënë se është e paqartë se çfarë motivi ka pasur ushtari për t'i kryer vrasjet.

Forcat ndërkombëtare të udhëhequra nga SHBA-ja në Afganistan i kanë konfirmuar të shtënat.

Një zyrtar i mbrojtjes i ka thënë agjencisë AFP, se kontraktorët po punonin në Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-ve në Afganistan, dhe se kanë vdekur nga plagët e marra.

Autoritetet afgane kanë njoftuar se një hetim është në proces.

Disa të ashtuquajtura “sulme të brendshme”, kanë ndodhur gjatë viteve të funidt ndaj ushtarëve ndërkombëtar të stacionuar në Afganistan.

Kulmi ka qenë në gusht të vitit të kaluar, kur është vrarë gjenerali amerikan, Harold Greene.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat