India me kryediplomat të ri

Bota

India me kryediplomat të ri

Më: 30 janar 2015 Në ora: 00:03

Kryeministri i Indisë Narendra Modi shkarkoi nga detyra kryediplomaten e vendit, duke e zëvendësuar atë me Ambasadorin indian në Shtetet e Bashkuara, një ditë pas përfundimit të një vizite të sukseshme të Presidentit Obama në Indi.

Subrah-many-am Jaishankar filloi sot detyrën e Sekretarit të Shtetit

Mediat indiane njoftuan se emërimi në këtë post i zotit Jaishankar ishte një shpërblim për ndryshimin tërësor që i dha lidhjeve të Indisë me Uashingtonin, duke përfshirë organizimin e vizitës së zotit Modi në Uashington në shtator.

Marrëdhëniet mes të dy vendeve pësuan një lloj ftohjeje pasi zëvendës konsullja e New Delhit në Nju Jork Devy-anai Khobra-gade, u arrestua në dhjetor të 2013-ës, nën akuzat për mashtrim me vizën. Ajo u largua nga Uashingtoni vitin e kaluar dhe tani punon në Nju Delhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat