Itali, dështon zgjedhja e Presidentit

Bota

Itali, dështon zgjedhja e Presidentit

Më: 29 janar 2015 Në ora: 23:06

Dështon raundi i parë për zgjedhjen e presidentit në Itali. Sergio Mattarellas nuk arriti të marrë dot 2/3 e votave në raundin e parë të votimit në Parlament. Në tre votimet e para, sipas legjislacionit italian, nevojiten 2/3 e votave, ndërsa në raundin e katërt 50% plus 1.

Giorgio Napolitano, 89 vjeç, dha dorëheqjen këtë muaj, duke përmendur si arsye “shenja të lodhjes”. Posti është kryesisht ceremonial, por vota është parë si një moment mjaft i rëndësishëm për kryeministrin Matteo Renzi.

Renzi, thuhet se do të mbështesë gjykatësin e Kushtetueses Sergio Mattarella, por çdo kandidat ka nevojë për një shumicë prej dy të tretave në tre raundet e para të votimit.

Mattarella ka shërbyer si ministër i Mbrojtjes dhe është anëtar i Partisë Demokratike. Mattarella, vëllai i të cilit është vrarë nga mafia siciliane në vitin 1980, mund të jetë “i aftë t’i garantojë Italisë 7 vjet udhëheqje të shquar”, tha Renzi.

Ende nuk është bërë e qartë nëse Berlusconi do të mbështesë kandidaturën e Renzit, por ky mendohet të mos jetë mes personave të parapëlqyer të tij. Në vitin 1990, Mattarella dha dorëheqjen si ministër i Edukimit, në shenjë proteste ndaj një dekreti qeveritar që favorizonte perandorinë mediatike të Berlusconit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat