Lëvizja tjetër e Car Putinit

Bota

Lëvizja tjetër e Car Putinit

Nga: Thomas L. Friedman, New York Times Më: 29 janar 2015 Në ora: 22:47

Asokohe kam menduar se ai ishte krahasimi më i gjetur. Sot nuk mendoj më kështu. Unë do ta miratoja krahasimin e zonjës Klinton, thjesht për të përshkruar shkallën e tronditjes që pësoi bota nga ky akt. Ish-sekretarja, tërheq vëmendjen për gjërat e tmerrshme, që Putini po bën në Ukrainë, për të mos përmendur ato çka ka katranosur në vendin e tij, kreditet e së cilit tanimë reduktohen në statusin e një shteti të degraduar.
Përdorimi nga Putini i trupave ruse, të veshura me uniforma pa simbole, për të pushtuar Ukrainën e për të përkrahur rebelët ukrainas, të blerë e të paguar nga Moska, të gjitha të maskuara me një mori gënjeshtrash, që do ta kishin bërë të skuqej nga turpi edhe kreun e propagandës naziste Jozef Gëbels. Dhe gjithçka me qëllimin e shkatërrimit të lëvizjes reformuese në Ukrainë, para se kjo e fundit të mund të arrijë të krijojë një model demokratik, që mund t’i apelojë rusëve më shumë sesa kleptokracia e Putinit, kjo është në fakt plaçkitja me e shëmtuar gjeopolitike, që po ndodh aktualisht në botë.
Ukraina ka shumë rëndësi, madje më shumë se lufta në Irak kundër Shtetit Islamik, i njohur shkurt si ISIS-i. Megjithatë nuk është e qartë, nëse shumica e aleatëve tanë në luftën kundër ISIS-it, ndajnë plotësisht vlerat tona. Ky konflikti ka elemente të fortë fisnore dhe sektarë. Ndërkohë është pagabueshmërisht e qartë, që reformatorët ukrainas në qeverinë e re dhe në parlament dhe që janë duke luftuar për t’u shkëputur prej ndikimit të Rusisë dhe bërë pjesë e tregut të Bashkimit Evropian e komunitetit demokratik, ndajnë vlerat tona.
Nëse “Ngatërrestari” Putin, shkon larg me shkatërrimin e eksperimentit të ri demokratik të Ukrainës, dhe në mënyrë të njëanshme rishikon kufijtë e Evropës, çdo vend pro-perëndimor përrreth Rusisë do të jetë në rrezik. “Putini i frikësohet një Ukraine, që kërkon të jetojë dhe insiston ta bëjë këtë në gjirin e vlerave evropiane, me një shoqëri civile të fuqishme, lirinë e fjalës e të fesë si dhe me një sistem vlerash, për të cilat populli ukrainas ka zgjedhur të japë edhe jetën në mbrojtje të tyre”- deklaroi ministrja ukrainase e Financave, Natali Jaresko, gjatë një seminari në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit në Zvicër, javën e kaluar.
SHBA dhe Gjermania, kanë bërë një punë të mirë me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Ndërsa së fundmi administrata Obama, ka vendosur të dërgojë në pranverë disa ushtarakë në Ukrainë, për të trajnuar Gardën Kombëtare, unë do të mbështesja rritjen e ndihmës sonë ushtarake ndaj ushtrisë ukrainase tani, në mënyrë që ajo të mund të mbrohet më mirë ndaj 9 mijë trupave, sa është edhe numri që vlerësohet se Putin ka infiltruar në lindje të vendit.
Gjjithashtu Ukraina ka nevojë edhe për 15 miliardë dollarë hua dhe grante deri në vitin e ardhshëm, për të stabilizuar ekonominë e saj, përveç ndihmës që po merr aktualisht nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Gjatë më shumë se 20 viteve të fundit, ukrainasit kanë hapur një gropë të thellë në zhvillimin industrial të vendit, për shkak të korrupsionit galopant nga një seri qeverish të këqija, fill pasi Kiev shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik.
Gjithësesi ajo që jep shpresë, është fakti që revolucioni dhe zgjedhjet e fundit në Ukrainë, kanë sjellë një brez të ri reformatorësh, të cilët po transformojnë shpejt ministritë dhe po ndryshojnë rregullat tatimore, në funksion të rritjes së transparencës. Ata aktualisht po mirëpresin refromat pragmatike dhe standartet e qeverisjes së mirë, si kusht për ndihmën perëndimore. Por nëse shpërndahen, edhe ne duhet të dorëzohemi.
Sekretari amerikan i Thesarit, Xhek Lju udhëtoi këtë javë nëpër Evropë, pjesërisht edhe për të garantuar paketën e ndihmës për Kievin. SHBA-ja ka kryer pjesën e vet, ndërsa Bashkimi Evropian është ende disi prapa. Qëllimi i Putinit, është të mbjellë një nivel të atillë destabiliteti, sa Perëndimi të detyrohet të tërhiqet nga ndihma. Për rrjedhojë, reformatorët ukrainas do të dështonin të qeverisnin dhe do të largoheshin nga pushteti të diskredituar. Kjo do të ishte vërtet e turpshme.
Biznesmeni i njohur në shkallë globale Xhorxh Soros, që ka ndihmuar në përparimin e reformave në Ukrainë, tha në takimin e Davosit se “ka një Ukrainë të re, e cila është e vendosur të jetë ndryshe nga Ukraina vjetër. … Ajo çfarë e bën këtë vend unik, është se Kievi është jo vetëm i gatshëm për të luftuar, por edhe i angazhuar në realizimin e një sërë reformash radikale. Ai është ngritur kundër Ukrainës të vjetër, që ende nuk është zhdukur … dhe kundër një plani shumë të detajuar të presidentit rus Putin, për ta destabilizuar dhe shkatërruar atë. Por ajo është e vendosur të mbrojë pavarësinë dhe orientimin e ri evropian ri”.
Ukraina mund të ketë gjithashtu një ndikim në çmimin e naftës. Dy aktorët më të mëdhenj, që sot mund të përcaktojnë këtë çmim janë mbreti i ri i Arabisë Saudite Selmani, dhe Cari i ri Rusisë, Putini. Në rast se sauditët vendosin të reduktojnë ndjeshëm prodhimin e tyre, çmimi i naftës do të fillojë të rritet sërish. Dhe nëse Putini, vendos të pushtojë plotësisht Ukrainën, ose më keq, një nga shtetet baltike, dhe njëherazi të testojë nëse NATO, do të ishte vërtetë e gatshme që të luftojë për t’i mbrojtur ato apo jo, çmimi i naftës gjithashtu do të rritet.
Me ekonominë e tij në reçension të thellë, regjimi i Putinit tani është thuajse tërësisht i varur nga eksportet e naftës dhe gazit, kështu që ai është dëmtuar rëndë nga rënia e çmimit të naftës. Shanset që Putini të pushtojë plotësisht Ukrainën apo vendet balltike janë të pakta, por ato nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën.
Shkaktimi i një krize të madhe gjeopolitike me NATO-n, është një mënyrë e lehtë për Putinin, për të rritur sërish çmimin e naftës. Ndërhyrjet e fshehta të Putinit në Ukrainë, deri tani nuk kanë pasur sukses në këtë drejtim. Me pak fjalë:çmimi i sotëm i naftës do të jetë më i prekur nga dy burra Mbreti arab Selman dhe mënyra sesi ai e përdor kapacitetin e tij për të prodhuar naftë, si dhe nga Car Putini dhe mënyra sesi e përdor kapacitetin e tij për të prodhuar probleme./The New York Times

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat