Një person i armatosur futet në televizionin holandez

Bota

Një person i armatosur futet në televizionin holandez

Më: 29 janar 2015 Në ora: 21:18

Holandë-Një burrë i armatosur u fut në televizionin kombëtar NOS, por u ndal nga autoritetet holandeze, përpara një tragjedie. Personi i maskuar ndërpreu transmetimin e edicionit të lajmëve, pasi u fut në ndërtesën e televizionit kombëtar të Holandës.

Stafi u evakuua menjëherë nga ndërtesa që ndodhet në Media Park, në qendër të qytetit të Hilversum. Njeriu, i cili ishte i veshur mirë dhe mbante një pistoletë, hyri në studion e televizionit, raportojnë mediet holandeze.

Në orën 20:00 televizioni NOS shfaqi një mesazh që shkruante "Në lidhje me rrethanat, transmetimi nuk është në dispozicion në këtë kohë". Deri tani nuk ka pasur raporte të menjëhershme për viktima dhe policia nuk ka dhënë asnjë informacion. Faqja e internetit NOS ende nuk ka shfaqur asnjë informacion në lidhje me incidentin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat