Senatorët amerikanë tërhiqen nga sanksionet e reja për Iranin

Bota

Senatorët amerikanë tërhiqen nga sanksionet e reja për Iranin

Më: 29 janar 2015 Në ora: 18:06

Një senator i rëndësishëm i SHBA-ve thotë se ai dhe nëntë senatorë të tjerë kanë tërhequr, të paktën tani për tani, mbështetjen e tyre për projektligjin që do të vendosë sanksione të reja ndaj Iranit mbi programin e tij bërthamor.

Senatori Robert Menendez (demokrat, New Jersey), bashkë-sponsor i një projektligj për vendosjen e sanksione të reja ndaj Iranit, tha në një seancë Senatit më 27 janar se ai dhe nëntë senatorë të tjerë demokratë i kanë dërguar një letër Presidentit Barack Obama duke i thënë atij se ata nuk do të mbështesin miratimin e projektligjit deri në fund të marsit.

Menendez tha se në letrën e tyre ata thanë se do të mbështesin projektligjin vetëm në qoftë se "nuk ka asnjë marrëveshje në kornizat politike" me Iranin, për frenimin e programit të tij bërthamor.

Në letër thuhet se 10 senatorë kanë "shpresë" që diplomacia do të ketë sukses, por ceket se ata janë "thellësisht skeptik" që Irani është i gatshëm për të bërë lëshime për të vërtetuar se programi i tij atomik është paqësor.

Obama kishte premtuar të vendos veton ndaj çdo ligj të ri sanksioneve, derisa bisedimet me Iranin po vazhdojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat