Avionët rusë terrorizojnë Britaninë, kundërpërgjigjje e menjëhershme

Bota

Avionët rusë terrorizojnë Britaninë, kundërpërgjigjje e menjëhershme

Më: 29 janar 2015 Në ora: 17:42

Avionët ushtarakë britanikë u ngritën me shpejtësi nga bazat e tyre, pasi dy avionë bombardues rusë devijuan rrugën dhe u afruan kërcënueshëm në brigjet britanike.

Avionët Bear, të aftë të mbajnë edhe raketa bërthamore, u interceptuan nga avionët e ngritur nga dy baza britanike.

Avionët e RAF i shoqëruan bombarduesit rusë derisa u larguan nga zona.

Disa ekspertë thonë se ky është një akt agresioni.

Të tjerë thonë se bombarduesit ishin në hapësirë ndërkombëtare, por devijuan nga rruga standarde për të provuar dobësitë në sistemin e mbrojtjes së Britanisë.

Kjo nuk është hera e parë që ka provokime të tilla në qiejt e Europës nga avionët rusë.

Një burim pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë tha se ata janë gjithmonë në nivelin më të lartë të gatishmërisë.

http://www.dailymail.co.uk/news/article-2930573/Russian-bombers-skies-Bournemouth-RAF-jets-scramble-intercept-intruders.html

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat