24 orë në Ukrainë: 5 ushtarë të vrarë, 29 të plagosur

Bota

24 orë në Ukrainë: 5 ushtarë të vrarë, 29 të plagosur

Më: 29 janar 2015 Në ora: 13:40

Ukraina thotë se 5 ushtarë të saj janë vrarë dhe 29 të tjerë janë lënduar gjatë luftimeve me septaratistët pro-rusë në lindje të vendit, gjatë 24 orëve të fundit.

Zëdhënësi i ushtrisë, Andriy Lysenko tha sot se separatistët shënjestruan pozicionet qeveritare me predha dhe raketa në më shumë se 100 sulme të ndara.

Ministrat e Jashtëm të BE-së do të takohen më vonë në Bruksel për të diskutuar nëse duhet t'i zgjasin sanksionet kundër Rusisë për veprimet e saj në Ukrainë, apo të ndërmarrin masa të reja.

Diplomatët i thanë Radios Evropa e Lirë se kundërshtimet e Greqisë kanë bllokuar konsensusin në një mbledhje përgatitore më 28 janar.

Ambasadorët u mblodhën përsëri sot para takimit të ministrave të Jashtëm, në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat