Izraeli do t’iu përgjigjet sulmeve të Hezbollahut

Bota

Izraeli do t’iu përgjigjet sulmeve të Hezbollahut

Më: 29 janar 2015 Në ora: 10:02

Izraeli i ka thënë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se do të mbrohet, pasi Hezbollahu ka vrarë dy ushtarë të tij.

Ambasadori i Izraelit në OKB, Ron Prosor, ka thënë se nuk do të qëndrojë duarkryq derisa Hezbollahu sulmon caqet izraelite.

Ai i ka bërë këto komente në një letër dërguar sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.

Të mërkurën, militantët e Hezbollahut kanë sulmuar me raketa një konvoj ushtarak të Izraelit, në kufi me Libanin.

Dy ushtarë izraelitë janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat