Rrëzohet helikopteri me 800-900 kg hashash

Bota

Rrëzohet helikopteri me 800-900 kg hashash

Më: 28 janar 2015 Në ora: 16:58

Në jugun e Spanjës të mërkurën është rrëzuar një helikopter përplot hashash pasi goditi një shtyllë elektrike, me ç’rast vdiqën dy pilotët e helikopterit, njoftoi policia.
Helikopteri me drogë u rrëzua në provincën jugore r Malaga, në afërsi të qytetit Cortes de la Frontera.

“Ende po përpiqemi të konstatojmë se sa ka apsur hashash në helikopter”, deklaroi zëdhënësi i policisë lokale, duke shtuar se trupat e pilotit dhje kopilotit janë nxjerrë nga rrënojat e helikopterit.

Gazeta “Malaga Oj” shkruan se helikopteri transportonte ndërmjet 800 dhe 900 kilogramë drogë dhe se ishte i ngjyrosur zi, në mënyrë që të vërehet sa më pak gjatë natës.

Policia ende është duke hulumtuar për prejardhjen e hashashit, por supozohet se është me prejardhje nga Maroku, që është shfrytëzuar mjaft shpesh nga organizata kriminale të drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat