Shtypen nga treni duke bërë “selfie”

Bota

Shtypen nga treni duke bërë “selfie”

Më: 28 janar 2015 Në ora: 12:52

Tre studentë janë goditur për vdekje të hënën nga një tren në Indi, teksa ishin duke bërë “selfie” në mes të shinave me trenin në sfond.

Ngjarja ndodhi në Agra, pranë Taj Mahalit, më 27 janar, datë në të cilën India feston Ditën e Republikës.

Sipas medieve indiane, djemtë e moshave 20 dhe 22 vjeç, kanë qenë me makinën e tyre kur kanë ndaluar anës rrugës, por sipër shinave të një tjetër linje.

Për të gjetur një pozicion të përshtatshëm, të rinjtë, kishin ndalur për të shkrepur disa foto, kur papritur një tjetër tren po vinte në krah të kundërt. Të bllokuar nga të dy anët, të rinjtë janë goditur nga treni për vdekje.

Një mik i katërt, Aneesh, që i shpëtoi tragjedisë, tha për mediat lokale se do të bënin disa foto për t’i postuar ato më pas në një rrjet social.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat